×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 9:19

    Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Mamushë.


    Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete”,  tha Krasniqi për Reporteri.net.

    Ai tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!