×
  • Lajme
  • Lajme

    Der Standard e quan Thaçin patetik: Iu ofrua shpërbërja e Speciales në këmbim të lëshimeve për Serbinë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 9:37

    Një nga gazetat më të mëdha austriake Der Standard, ka shkruar në lidhje me aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe fjalimit të mëpasshëm të presidentit nga zyra e tij.


    Der Standard, në një shkrim që ishte jo veç gazetaresk, por edhe me komentime editoriale, e ka quajtur Thaçin në disa raste “patetik”, kur ka komentuar fjalimin e tij.

    Por, një pjesë që bie në sy në këtë artikull të Der Standard, është edhe një koment ku thuhet, duke u bazuar në burime, se “Thaçit iu ofrua shpërbërja e gjykatës në këmbim të lëshimeve për Serbinë”.

    Der Standard gjithashtu e ka përshkruar fjalimin e Thaçit si një fjalim që u karakterizua nga “vetë-keqardhja dhe nacionalizmi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!