Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me rastin e dorëzimit të një donacioni për Covid 19 nga BE-ja ju ka bërë thirrje qytetarëve të repsketojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ajo tha se Kosova nuk ka shërbim spitalor të përgatitur, andaj duhet respektuar masat, shkruan Reporteri.net.
“Ju lutem respektoni kufizimet shumë të rëndësishme për të luftuar këtë pandemi. Gjithandej Prishtinës e Kosovës po dalin qytetarët dhe nuk vendosin maska, nuk respektojnë distancën s’janë të vetëdijshëm për pasojat që po ndodhin për të moshuarit”, tha ajo.
Apostolva tha se qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet pasi dihet se shërbimi spitalor në Kosovë nuk është i përgatitur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.