×
  • Lajme
  • Botë

    15 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 17:11

    Vazhdon të rritet me të madhe numri i të vdekurve dhe i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni të Veriut.


    Vendi fqinj të enjten ka njoftuar për 15 të vdekur nga pasojat e coronavirusit dhe për plot 173 raste të reja.

    Ky numër i të infektuarve ka dalë nga testimi i 1653 personave në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.Kryeqendra, Shkupi, vazhdon të jetë shumë e goditur.

    Në Shkup të enjten janë raportuar 75 raste të reja. Struga i ka 14 raste të reja kurse Tetova e Kumanova nga nëntë.

    Edhe numri më i madh i të vdekurve ishte nga Shkupi, nëntë.

    Viktima janë raportuar edhe nga Tetova, Struga, Ohri e Gostivari.Të enjten edhe numri i të shëruarve ishte i lartë, por jo sa i të infektuarve. Janë shëruar 150 pacientë, prej tyre 105 nga Shkupi.

    Numri i të infektuarve ka shkuar në 6625. Në Maqedoni të Veriut janë 2748 të shëruar, 321 të vdekur nga pasojat e coronavirusit dhe 3556 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!