Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Një 36- vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, duke ndërruar jetë në vend.
“Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetasja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .