Një person ka mbetur i vdekur gjersa pesë të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Hallaq të Madh të Lipjanit.
Ngjarja ka ndodhur pas të shtënave me armë, ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.