Qeveria britanike ka publikuar sot një listë të plotë të vendeve, qytetarët e të cilave që do duan të shkojnë në Angli, duke filluar nga data 10 korrik do të jenë të përjashtuar nga masa e karantinimit 14 ditorë.
Shqipëria nuk është në listën e shpallur sot që do të thotë se ata që do të udhëtojnë drejt Anglisë do të hyjnë në një karantinim 14 ditor me të mbërritur atje.
Shqipëria nuk u përfshi në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike para pak ditësh edhe nga BE-ja.
Lista e miratuar nga autoritetet shëndetësore në Angli, ka rreth 60 shtete që konsiderohet se kanë nivele të ulëta të coronavirusit nuk do të duhet të izolohen.
Ndër vendet që nuk janë në listë, veç Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.