×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 19:48

    Gjykata Speciale nuk po ndalet me ftesat e saj për kosovarët.


    Edhe Fatmir Ajeti nga Prishtina u ftua nga Specialja.

    Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    “Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, ka thënë ai.

    Kujtojmë që sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!