×
  • Lajme
  • Botë

    Plani i Serbisë për valën e dytë të Coronavirusit, ndërton spital me 1 mijë shtretër

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 13:07

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se po zhvillohen bisedime për ndërtimin e një spitali të ri, për të përballuar përballjen me pandeminë.


    Vuçiq tha se situata me Coronavirusin gjatë dimrit do të jetë më e rënduar sesa  gjatë verës, duke deklaruar se spitali do të ketë 500 deri në 1000 shtretër dhe do të përdoret si spitali kryesor për “goditje” të mëvonshme të koronavirusit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.

    “Mjekët tanë bënë një punë të shkëlqyeshme, por unë jam akoma shumë i shqetësuar. Jeta e njerëzve është më e rëndësishmja, por nëse ky virus na shqetëson kështu, kush e di se çfarë do të ndodhë gjatë vjesht;s. Tani po negociojmë ndërtimin e një spitali tjetër, i cili do të jetë i përkohshëm, për rreth 30 vjet, dhe i cili do të jetë kryesori për trajtimin e koronavirusit. Spitali do të jetë me 500-1000 shtretër, të pajisur me respiratorë”, u shpreh Vuçiq.

    Kujtojmë se gjatë kësaj jave Serbia ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus, gjë që ka bërë që në kryeqytet, Beograd të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!