Qeveria e Katalonjës ka urdhëruar mbylljen për kohë të pacaktuar të rajonit Segria të Spanjës për shkak shpërthimit të serishëm të rasteve me Covid-19.
Mbyllja ka hyrë në efekt që nga e shtuna dhe nuk ka datë të caktuar se kur do të përfundojë, ka thënë presidenti rajonal Quim Torra, ka raportuar The Independent.
“Do ta bëjmë një hap prapa për ta mbrojtur veten dhe do t’i marrim të gjitha vendimet e duhura për të ndalë infektimin”, ka thënë ai.
Rreth 209,000 persona jetojnë në 38 komuna përgjatë rajonit Segria në perëndim të Katalonjës, kryeqyteti i së cilës është Leida.
Numri i njerëzve që kanë hyrë në spitalin universitar në Leida është trefishuar në dhjetë ditët e fundit, sipas gazetës spanjolle El Mundo, transmeton KOHA.
Kur hyn në efekt karantina, vetëm njerëzit që punojnë në rajonin e caktuar mund të hyjnë ose dalin nga ai vend.
Pos kufizimit të lëvizjes, gjithashtu është ndaluar edhe tubimi i më shumë se 10 njerëzve, edhe në hapësirat publike edhe në ato private.
Kjo situatë e re po ndodhë gjersa Spanja po përpiqet të shfrytëzojë atë pak çka ka mbetur nga sezoni i turizmit, ngase ekonomia e Spanjës varet shumë nga ky sektor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.