×
  • Lajme
  • Botë

    39 viktima të reja nga COVID-19 në Angli

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 16:25

    Autoritetet shëndetësore në Angli kanë njoftuar se në spitalet e këtij shteti janë regjistruar edhe 39 viktima të reja të koronavirusit.


    Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në shtetin më të madh të Mbretësisë Së Bashkuar shkoi në 28,872, sipas shifrave zyrtare të qeverisë.

    Viktimat e regjistruara në 24 orët e kaluara ishin të moshës nga 45 deri në 99-vjeçare dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore, shkruan “Daily Mail”.

    Shifra e re erdhi në ditën kur mijëra kafene dhe restorante në mbarë vendin u rihapën për herë të parë që nga futja në izolim më 23 mars.

    Britania e Madhe është shteti me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në botë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!