×
  • Sport
  • Sport

    Fikret Shatri përfundon me sukses vrapimin prej 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 17:29

    Fikret Shatri e ka mbyllur me sukses vrapimin që e kishte nisur më 2 korrik në Prishtinë dhe sot rreth orës 15:30 ka mbërritur në Tiranë


    Nga sheshi Skënderbe në Prishtinë, në sheshin Skënderbe në Tiranë, ky ishte synimi që ish-basketbollisti ia kishte vendosur vetes këto ditë, shkruan Reporteri.net

    Shatri e mbylli me sukses këtë aventurë aspak të lehtë ku gjatë rrugës madje kishte pësuar një lëndim në këmbë dhe 25 kilometrat e fundit i kishte bërë duke ecur.

    Ndryshe, para pak kohësh Shatri kishte bërë bujë të madhe pasi kishte vrapuar nga Prishtina për në Istog. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!