Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të gjitha sektet fetare pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë.
Sipas “News24”, ky veprim vjen pas zbulimit të ngjarjes makabre në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura pasi kishin qëndruar pa ushqim për një kohë të gjatë dhe besonin tek ringjallja.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi një nga vajzat kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë dhe nëna e motra e kishin mumifikuar dhe e mbanin brenda në banesë.
Sipas të dhënave nëna dhe dy vajzat ishin pjesëtare të sektit të Jehovait. Por, ditën e djeshme Dëshmitarët e Jehovait reaguan duke mohuar se familja Josifi ishin pjesë e tyre. Ata kanë theksuar se veprimet e kësaj familje janë në kundërshtim me besimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.