×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën si pasojë e COVID-19 70 vjeçari nga Mitrovica, familjarët ngritin dyshime për oksigjenin

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 10:58

    Familjarët ngritin dyshime për oksigjenin, edhe pse askush nuk ka fakte që sistemi kishte problem, ose që cilësia ishte dobët.


    Një 70- vjeçar nga Mitrovica ka ndërruar jetë mbrëmë pak pas mesnatës në Klinikën Infektive. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe qe disa ditë ishte i shtrirë në këtë Klinikë.

    Vajza e tij në një prononcim për medie ka ngritur dyshime se babai i saj ka vdekur si pasojë e oksigjenit.

    “Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazin që e ka marrë, oksigjeni ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.

    “Po bazohna që ju thojsha mjekëve iu ka hargju oksigjeni, mthojshin hajt motër se edhe ti vet mundesh me ja hek qato, nami nuk bahet”, u shpreh ajo.

    Ajo po ashtu ka thënë se babai i saj nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    Ndërkohë, edhe katër persona dyshohet se kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!