Një punëtore e një kopshti zoologjik në Cyrih të Zvicrës është vrarë sot nga një tigër siberian, i njohur si ‘Amur’.
Gruaja 55-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga tigri.
Qendra e emergjencës së kopshtit zoologjik ka njoftuar se punëtorja ishte sulmuar nga kafshët në seksionin e tigrave rreth orës 13:20.
“Grupi shkoi menjëherë në vendngjarje. Ata ia dolën ta joshnin tigrin e quajtur Irina, të largohej nga kujdestarja, drejt vendqëndrimit të tij”, thuhet në deklaratën e kopshtit, por pa sqaruar se përse punonjësja ndodhej në ambient në të njëjtën kohë me tigrin.
Tigri siberian është një specie e rrezikuar dhe kanë një popullatë totale prej disa qindra. Gjuetia ilegale është kërcënimi kryesor ndaj popullatës së tyre. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.