Real Madridi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao
‘Los Blancos’ fituan me rezultat minimal 1-0, me një gol të shënuar nga Sergio Ramos në minutën e 73-të nga penaltia, shkruan Reporteri.net
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Real Madridin që tani ka 7 pikë më shumë se Barcelona, e cila sonte në mbrëmje do të luajë me Villarealin.
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundimin e La Ligës madrilenët mbesin favorit për të triumfuar në fund.
Katër ndeshjet e fundit për këtë edicion Reali do t’i luajë me skuadrat si Alaves, Granada, Leganes dhe Villareal. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.