×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Barella, mungon disa javë

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 14:09

    Një ditë pas humbjes tronditëse ndaj Bolognas, Interi është përballur me një telashe tjetër, pasi mesfushori i tij titullar Nicola Barella e ka lënduar kofshën e këmbës.


    Mesfushori i Interit, i cili nuk luajti kundër Bologna për një shqetësim në kofshë, iu nënshtrua sot testeve instrumentale dhe sipas raportit mjekësor do të duhet të mungojë edhe në dy sfidat e tjera, si ajo ndaj Veronas dhe Torinos.

    Një problem jo i vogël për Antonio Conten, duke qenë se mesfushori i blerë nga Cagliari gjatë verës së shkuar, është tepër i rëndësishëm për skemat e zikaltërve sidomos në aspektin e grintës dhe presingut në pikën nevralgjike të fushës.

    Gjendja e 23-vjeçarit nuk është shqetësuese, por sidoqoftë do të vlerësohet më mirë pas disa ditësh. Barella ka luajtur 23 ndeshje deri tani në kampionat dhe 10 në garat evropiane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!