Massimiliano Allegri thotë se e hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Real Madridit para dy vjetëve, sepse, këmbëngul ai, dëshironte t’i mbetej besnik Juventusit.
Ish-trajneri i Milanit i kaloi pesë vite të suksesshme në stolin e Juventuasit para se të largohej në fund të sezonit të kaluar.
Pasi Zinedine Zidane e braktisi Madridin pas sezonit 2017/18, klubi ua besoi shkurtimisht postin e trajnerit Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.
Allegri ishte ndër trajnerët e tjerë që Madridi e kërkonte dhe tani e falënderon presidentin e madrilenëve, Florentino Perezin për interesimin e shfaqur në atë kohë.
Madridi përfundimisht e riktheu në klub Zidanin në mars të vitit 2019.
“Dy vjet më parë, pata kontakt, por nuk ndodhi asgjë sepse unë kisha kontratë me Juven”, tha Marca në lidhje me interesimin e Madridit.
“Për më tepër, unë e kisha një përkushtim të fuqishëm moral ndaj klubit dhe tifozëve”, shtoi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.