Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar.
Ai fillimisht e falënderoi Japoninë për mbështetjen vazhdueshme për Kosovën dhe veçanërisht për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.
Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.
Ambasadori, Mitsunori Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700 000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.