×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e parë pas 6 vitesh nga rriqrat në Malishevë, flet kryetari Ragip Begaj

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 16:27

    Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).


    Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.

    Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë për Reporteri.net se para 6 vitesh kanë vdekur 6 persona nga ethet hemorragjike dhe vdekja e djeshme është e para që nga ajo kohë.
    Begaj thotë se të prekur nga rriqrat në Malishevë janë 900 eprsona, kurse i infektuar ka qenë vetëm personi që ka vdekur.

    Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

    Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.

    Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!