Mason Greenwood është sensacioni më i ri në futboll dhe kjo do të thotë që është lajm fantastik për Manchester United.
Ai është vetëm 18-vjeçar dhe Djajtë e Kuq nuk kanë nevojë që të shpenzojnë miliona për të gjetur një anësor të talentuar.
Lojtari që rrodhi nga akademia e United, çdo ditë e më shumë po tregon se mund të jetë vendimtar për skuadrën e tij.
Edhe pse ka bërë shtatë paraqitje si startues te skuadra angleze, Greenwood ka shënuar 16 gola në 42 paraqitje në këtë edicion, duke cekur këtu edhe golin fantastik ndaj Bournemouthi në të shtunën e javës së kaluar.
Talenti ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e skemave të Ole Gunnar Solskjaer. Ai cilësohet si një lojtar vrasës para gole.
Please please don’t tell me that is 18 year old Mason Greenwood bodying our centre back pic.twitter.com/4ds36bJpvJ
— ?? ‘ (@LzzDayan) June 1, 2020
Anësori mund të driblojë dhe ka një shpejtësi mahnitëse kur skuadra është në sulm dhe vështirë që mund të dështojë kur është përballë portierit kundërshtar.
Cilësia e tij më e veçantë është se ai gjuan me të dyja këmbët dhe nuk e ka problem që të ekzekutojë gjuajtjet e lira si nga ana e majtë, si nga ajo e djathta, cilësi që pak lojtarë i posedojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.