Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, ka mbushur dy vjet në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.
Më 6 korrik 2018, Ademi erdhi në krye të FFK’së me asnjë votë kundër, në kuvendin e parë zgjedhor pas vdekjes së legjendës, Fadil Vokrri.
Me 58 vota pro dhe asnjë kundër, Ademi filloi misionin e modernizimit të futbollit kosovar dhe vazhdimin e rrugës së legjendës Vokrri, mision të cilën po e vazhdon ende.
Ai vazhdoi marrëdhëniet e mira me UEFA-n e FIFA-n.
“Sigurisht se nuk e kam të lehtë ta zëvendësoj Fadil Vokrrin, por me përkrahjen tuaj do ia dalim. Unë jam njëri nga ju, jem shumë njerëz që e duam futbollin. Pjesa ime më e fortë do të jetë puna jonë e përbashkët, dhe shpresojmë se do ia dalim t’i përfundojmë projektet që po vazhdojnë e ato që do të vijnë. Do të jem para jush në çdo kohë kur ju keni nevojë”, ishte shprehur Ademi në rastin e zgjedhjes.
Sot, dy vite pas, me Agim Ademin kryetar – Kombëtarja është rritur shumë dhe ka treguar paraqitje të mira në Ligën e Kombeve, ashtu në kualifikimet për Evropian. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.