Bregdeti i Dhërmiut u ndot të dielën nga rrëke uji që sollën me vete inerte dhe mbetje.
Është viti i 5 që sa herë ka shira të rrëmbyeshëm, përrenjtë fryhen jo vetëm nga uji por dhe nga mbeturinat duke ndotur një ndër perlat e rivierës shqiptare.
Engjell Vangjeli ka biznesin e tij në zonën që u ndot një ditë më parë dhe thotë se pushuesit u larguan, raporton Top Channel.
“Mblidhet uji që nga rruga nacionale dhe vjen poshtë në kamp se nuk është lënë asnjë lloj kanalizmi dhe poshtë në det do vijnë inerte që gjeti rrugës”.
Kjo është situatë e përsëritur që kur është ndërtuar shëtitorja e Dhërmiut pasi mungojnë kanalizimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.