Manchester City ka kohë që po e kërkon transferimin e Milan Skriniar nga Interi.
Mbrojtësi sllovak po kalon nëpër një formë të lartë te Nerazzurët që disa sezone, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Por, sipas asaj që raporton The Indepedent, Manchester United është futur seriozisht në garë për Skriniarin.
Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të përforcojë fazën defanzive dhe anëtari i Interit është në krye të listës së dëshirave të tij.
Si norvegjezi, edhe Pep Guardiola është një admirues i madh i lojës së Skriniar dhe po tenton transferimin e tij në Etihad.
Interi do të lejonte largimin e mbrojtësit vetëm nëse pranojnë mbi 80 milionë euro për kartonin e tij.
Duket se një garë e nxehtë mes dy rivalëve lokal do të zhvillohet në këtë verë, mirëpo ende nuk dihet për dëshirën e lojtarit nëse dëshiron të largohet apo të qëndrojë në Giueseppe Meazza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.