×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 9:00

    Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kajmaku ishte shpallur në kërkim pas hetimeve që nisën ndaj tij për falsifikim të dokumentave, lidhur me ligjin e dekriminalizimit.


    Më 11 nëntor 2019, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka shpallur në kërkim Kajmakun me masë sigurimi “arrest në burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të tij. Agim Kajmaku dyshohet për kryerjen e tri veprave penale: Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal; Falsifikimi i formularëve, sipas nenit 190 i Kodit Penal; Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, sipas nenit 249 i Kodit Penal.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!