Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga coronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me coronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.
Në spitalet e Serbisë, 110 pacientë janë duke u trajtuar me respitatorë.
Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.
Qeveria njoftoi se veshja e maskave është bërë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.
Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.
Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba. /Rel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.