×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovica e Veriut zbaton masat e Serbisë: Që nga sonte hyn në karantinë dhe ndalon lëvizjen e qytetarëve që nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 21:34

    Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka bërë të ditur se që nga sontë hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë.


    Goran Rakiç, i cili la pozitën e kryetarit të kësaj komune për t’u pozicionuar në postin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar shpalljen e karantinës në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditët e ardhshme, masa këto të direktuara nga qeveria serbe përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp, shkruan Reporteri.net.

    Goran Rakiç shtoi se ata po sillnin masa të reja për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe numrit të shtuar të rasteve të infeksionit koronavirus.

    Selia e krizave të katër komunave në veri të Kosovës, ka marrë vendim që nga sonte të karantinohen këto komuna dhe të vendoset kufizimi i lëvizjes për qytetarë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit deri në javën e ardhshme, raportojnë mediet serbe.

    “Nga sot deri në javën tjetër, nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit, lëvizja e të gjithë personave është e ndaluar, përveç atyre personave që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në vendimin e Shtabit të Krizave, deklaroi Rakiç.

    Disa nga masat tjera që hyjnë në fuqi janë:

    • Ndalohet hyrja dhe largimi nga territori i katër komunave në Veri, përveç personave me leje speciale.
    • Gjithashtu u njoftua se institucionet publike në veri të Kosovës do të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në minimum.
    • Masat e reja pas përfundimit të periudhës shtatë-ditore do të miratohen në përputhje me rezultatet për numrin e personave të infektuar me koronavirus.

    Komunat me shumicë serbe zbatuan masat e publikuara nga qeveria e Serbisë edhe gjatë fillimit të pandemisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!