×
  • Lajme
  • Botë

    Administrata Trump njofton daljen zyrtare nga OBSH-ja

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 22:02

    Administrata Trump ka njoftuar Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u tërhequr zyrtarisht nga OBSH, një vendim që vjen në një moment kur shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Amerikë kanë shënuar rritje.


    Senatori Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ka bërë të ditur lajmin në tuiter të martën.

    “Kongresi mori njoftimin se POTUS zyrtarisht po i tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga OBSH, në mesin e pandemisë”, shkroi ai.

    Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, konfirmoi se kërkesa zyrtare e SHBA e cila do të bëhet efektive në 6 Korrik 2021, është dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

    Letra e drejtuar tek Kombet e Bashkuara është shumë e shkurtër, rreth tre fraza, një burim bëri me dije për CNN dhe tha se ajo do të marrë një vit kohë deri në ekzekutim.

    Presidenti Trump artikuloi idenë e daljes nga OBSH në Maj, pasi në mënyrë të vazhdueshme e kishte akuzuar organizatën se kishte ndihmuar Kinën të mbulonte origjinën e koronavirusit.

    Megjithatë kjo lëvizje mund të tërhiqet pas në vitin e ardhshëm, në rast që presidenti Trump nuk do të fitojë në zgjedhjet e Nëntorit. Dhe ky fakt është përmendur nga përfaqësuesi i OKB.

    “Gjithçka mund të rishihet në vitin e ardhshëm, sepse nuk është përfundimtare”, tha diplomati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!