Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme gjyqësore, pasi TAS-i në Zvicër ka hedhur poshtë pretendimet e klubit brazilian të Santosit, për të marrë një dëmshpërblim prej më tepër se 60 milionë eurosh.
Brazilianët kishin ngritur pretendimet për parregullsi në transferimin e Neymar te Barcelona në verën e 2013-ës dhe kërkonin në këmbim një dëmshpërblim në vlerën e 61.295 milionë eurove.
Megjithatë në vendimin e publikuar sot, TAS arsyetoi se Barcelona nuk ka shkelur asnjë rregull gjatë transferimit të Neymar, pasi gjithçka është bërë me marrëveshje dhe klubi katalan ka paguar si për babanë e yllit brazilian, ashtu edhe për klubin e Santos.
Tani katalanët do të mund të planifikojnë edhe 60 milionë euro më shumë për të shpenzuar në merkaton e verës që pritet të jetë vërtetë e bujshme për ta dhe për më tepër, synohet rikthimi në “Camp Nou” pikërisht i brazilianit Neymar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.