Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku kanë qenë sonte në konak të Kadri Veselit
Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit para pak javësh iu ngrit aktakuza nga e ashtuquajtura Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net
Pas kësaj aktakuze, presidenti Thaçi dhe lideri i PDK-së, Veseli kanë vizituar njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, sonte ka qenë Thaçi që së bashku edhe me Sami Lushtakun kanë qenë në konak të Veselit, ku kanë kaluar një mbrëmje së bashku duke pirë çaj.
Këto fotografi që do t’i shihni më poshtë janë publikuar në rrjete sociale nga një familjar i Veselit. /Reporteri.net/