Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë këto ditë një vendim lidhur me një ankesë që një shtetas kosovar ka ushtruar kundër gjyqësisë zvicerane.
Në rastin e ndalimit të hyrjes në Zvicër që autoritetet zvicerane i kanë shqiptuar kosovarit, është vepruar drejt dhe në mënyrë korrekte, shkruan zentralplus.ch. Kosovari në fjalë kishte marrë këtë dënim (krahas dënimit me burg) për shkak të delikteve me tregti droge, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë, në ankesën e tij kishte theksuar se ai duhet të qëndrojë në Zvicër për shkakun se gruaja dhe një fëmijë i tij janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdesin e tij.
Ndërsa gjykata në fjalë, vendimin e saj e ka arsyetuar duke theksuar se i dënuari edhe ashtu kishte fare pak kontakte me familjen e tij, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare që i takon, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes në Zvicër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.