Maurizio Sarri ka thënë se Juventusi nuk duhet të mendojë atë çfarë ndodhi ndaj Milanit të martën mbrëma kur pësuan humbje 4-2.
Zonja e Vjetër ishte duke fituar 2-0 në pjesën e dytë, mirëpo nga minuta e 60-të ata u zhdukën në fushë dhe dukej vetëm një skuadër në fushë.
Sarri është shprehur mjaftë i shqetësuar në 40 minutat e fundit që zhvilloi skuadra e tij, e që nuk do të tentojë as të analizojë atë.
“Unë mendoj se 60 minutat tona të para ishin të klasit botëror. Ne ishim në kontroll të plotë dhe e kishim këtë ndërprerje. Nuk ka as shumë analiza për të menduar shumë për të, sepse kemi një lojë tjetër në tre ditë, ”ka thënë italiani për DAZN, shkruan Telegrafi.
“Kemi pasur një përmbysje totale për 15 minuta. Ka ndodhur me skuadrat e tjera në këtë periudhë. Ne duhet të marrim dobësitë nga loja edhe pse ne ishim në kontroll të plotë për një orë”.
“Zakonisht nuk është as e mundur të gjesh arsyet e këtyre stopimeve në lojën tonë”, ka shtuar më tej Sarri.
Juventusi edhe pas kësaj humbjeje mbetet lider më 75 pikë, shtatë më shumë se Lazio që është e dyta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.