×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy vdekje dhe 68 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 11:01

    Dy viktima të tjera dhe 68 raste me COVID-19, ky është bilanci në Shqipëri në 24 orët e fundit.


    Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

    Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

    Po ashtu janë 47 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!