×
  • Sport
  • Sport

    E shikoi dhe i buzëqeshi, reagimi i Ibras kur Ronaldo e provokoi po bën xhiron në rrjet

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 11:34

    Zlatan Ibrahimovici dhe Cristiano Ronaldo kishin një moment interesant në takimin që Milani e fitoi 4-2 ndaj Juventusit në mbrëmjen e të martës.


    Derisa Zonja e Vjetër ishte duke fituar 2-0, Rossonerët e fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi sulmuesi suedez.

    Mirëpo, para se të vinte deri te shënimi i golit, Ronaldo ka tentuar të shpërqendrojë Ibrahimovicin në gjuajtjen e penalltisë.

    Madje, Roanldo i kishte thënë Szczesnyt: “Ti e njeh atë, ti e njeh atë”.

    https://www.youtube.com/watch?v=lNDnNnOa5Mw

     

    Suedezi për një moment ndaloi dhe filloi të vështronte portugezin, duke i lëshuar një buzëqeshje ironike.

    Ibra arriti të shënonte golin nga penalltia dhe brenda 15 minutash, Milani arriti të përmbysë rezultatin, për t’i marrë tri pikë të arta ndaj liderit të Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!