Prej fillimit të epidemisë me Kovid-19 në Belgjikë, për këshilla nga mjeku me anë të telefonit janë shpenzuar mbi 74 milionë euro, ndërsa autoritetet po përgatisin ndryshime ligjore, me të cilat konsultimet nga distanca nga mundësi e përkohshme, do të bëheshin të përhershme, kumtuan mediumet belge.
Prej fillimit të muajit mesatarisht brenda ditës janë regjistruar nga dy deri pesë raste të vdekjes, me çka numri i të vdekurve nga pasojat e koronavirusit u rrit në 9.776 persona. Përderisa brenda ditës mesatarisht paraqiten nga 85 raste të reja, me çka numri i gjithsej të infektuarve me Kovid-19 në Belgjikë është 62.123 njerëz, që është indikator i një rënie të vazhdueshme, por të ngadalshme.
Anketat tregojnë se qytetarët dëshirojnë që puna nga shtëpia të jetë masë e përhershme, përkatësisht t’u mundësohet punëtorëve që një deri dy ditë në javë të punojnë nga shtëpia.
Mbi 90 për qind e të anketuarve deklaruan se janë të kënaqur nga puna në shtëpi dhe se janë më efektivë. Para pandemisë vetëm gjysma e punëdhënësve lejonin punë nga shtëpia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.