×
  • Lajme
  • Botë

    Viola von Cramon e quan Vuçiqin “gënjeshtar”: Më të rëndësishëm e ke pushtetin, se shëndetin e njerëzve

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:34

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po thotë se shteti serb mund të ketë fshehur numrat e rasteve me Coronavirus, vetëm e vetëm për t’u mbajtur zgjedhjet.


    Cramon, ka shkruar në Twitter se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mund të ketë gënjyer rreth numrit të të infektuarve për shkak se i konvenonte që zgjedhjet të mbaheshin, transmeton Reporterin.

    Ajo po ashtu ka potencuar se gjatë natës së mbrëmshme është ushtruar dhunë brutale ndaj protestuesve, por edhe ndaj kalimtarëve.

    “Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti. Protesta të mëdha paqësore dje dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, shkroi ajo në Twitter. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!