×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: BE e ktheu nën kontroll dialogun, Thaçi doli nga loja

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 14:17

    Bodo Weber, eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor,  thotë se beson që BE-ja e ka kthyer dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës “nën kontroll” dhe se fjalën kryesore  më nuk e ka SHBA dhe emisari Richard Grenell.


    Këto deklarata Weber i ka bërë pasi gjatë ditës së djeshme, Presidenti francez Macron priti Kryeministrin e Kosovës,  Avdullah Hoti në Paris,  gjersa nesër pritet  të takohet edhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe më pas është caktuar një samit i organizuar nga Franca dhe Gjermania, si dhe një takim në Bruksel. Weber thotë se ribashkimi i BE-së për çështjen e Kosovës është i dukshëm.

    “Ndoshta sepse Grenell ishte shumë i lidhur me personalitetet e dy presidentëve. Në fund të fundit, nuk ishte pa arsye që BE drejtoi procesin e dialogut, jo Shtetet e Bashkuara, sepse BE-ja ka diçka thelbësore për t’i ofruar Serbisë dhe Kosovës që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Dhe Shtetet e Bashkuara kanë shumë më pak për të ofruar. Megjithatë, ndërhyrja shtesë nga Uashingtoni nuk duhet të përjashtohet plotësisht”, tha Weber për Kosovo Online, transmeton Reporteri.

    I pyetur se si e sheh takimin mes Hotit e Vuçiq, dhe se a do të ketë bashkëpunim më të mirë midis presidentit serb dhe Hotit sesa ishte rasti me Thaçin, Weber thotë se pret një bashkëpunim konstruktiv.

    “Unë pres që bashkëpunimi të jetë më konstruktiv, sepse Kryeministri Hoti besoj  do të veprojë si përfaqësues i vendit të tij, dhe mbi baza personale, pra në cilësinë e interesave personale, private, siç ishte rasti kur negociator në anën e Kosovës ishte Presidenti Thaçi”, shprehet ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!