×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk i përgjigjej thirrjes së bashkëshortes, shqiptari gjendet i vdekur në Romë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 13:59

    Një shqiptar raportohet të ketë humbur jetën në Itali.


    Sipas mediave nga vendi fqinj Luçiano Kollaku, 35-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u gjet i vdekur në garazhin e shtëpisë së tij në Romë.

    Ishte gruaja e tij që lajmëroi forcat e policisë, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej thirrjeve të saj.

    Rreth orës 3.15 të mëngjesit, gruaja thërret Karabinierët.

    Zjarrfikësit gjithashtu arrijnë në vend për të hapur derën e mbyllur.

    Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por pranë trupit të pajetë të babait 35- vjeçar u gjetën dy shiringa, të cilat përmbajnë mbetje që do të analizohen për të konstatuar se çfarë është.

    Është urdhëruar një autopsi për të sqaruar se çfarë ndodhi me shqiptarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!