Shkodran Mustafi e ka pësuar shumë keq në barazimin 1-1 të Arsenalit ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 34-të.
Mbrojtësi shqiptar bëri disa ndërhyrje vendimtare në takimin e së martës mbrëma, mirëpo në njërin nga ata e pësoi keq në fytyrë.
Kur The Gunners po fitonin 1-0 në Emirates, Jamie Vardy kishte shansin që t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo Mustafi i largoi topin nga këmba.
This was not a booking, a sending off, or even looked at by VAR. #ARSLEI pic.twitter.com/qULYOOECgM
— Tobey Aziz (@04tobster007) July 7, 2020
Nga ai reagim i mbrojtësit shqiptar, sulmuesi anglez besohet se qëllimisht e goditi atë me atlete në fytyrë.
Më pas, Vardy ia arriti qëllimit që të realizonte golin e barazimit në minutën e 84-të, mirëpo Mustafi mbeti me disa shenja të rënda në fytyrë.
Mikel Arteta reagoi ashpër pas ndeshjes ndaj VAR-it, që nuk dha karton të kuq në anglezin, pasi Eddie Nketiah për një ndërhyrje jo aq serioze, u përjashtua nga takimi në minutën e 75-të.
Arsenali me këtë barazim ka vështirësuar punë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa kanë gjasa reale që edhe në edicionin e ri të luajnë në Ligën e Evropës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.