×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona po punon për rikthimin e Neymarit në Camp Nou

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 15:24

    Barcelona mund të rikthejë Neymarit në këtë verë në një marrëveshje sensacionale me Paris Saint-Germainin.


    Sipas asaj që raporton AS, Blaugranasit janë të gatshëm të ofrojnë Antoine Girezmannin, Ousmane Dembelen dhe një shumë të parave për të rikthyer brazilianin në Camp Nou.

    Lojtari 28-vjeçar ka kohë që lidhet me një rikthim te Barcelona, mirëpo në verën e kaluar asnjë ofertë nuk bindi PSG-n që të pranonte largimin e tij.

    Madje, Neymari kishte dalë publikisht në media duke thënë se e dëshiron rikthimin te katalunasit, mirëpo as kjo nuk i ndihmoi.

    Por, mediumi spanjoll raporton tani se sulmuesi problematik mund të rikthehet në këtë verë te Barcelona, me këta të fundit që ofrojnë dy top-lojtarët.

    Për të bindur kampionin e Ligue 1 që të heq dorë nga lojtari, do të ofrojnë edhe para për të arritur akordin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!