×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA-ja raporton për 60 mijë raste të reja me COVID-19 për 24 orë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 17:04

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar rreth 60 mijë raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve të fundit, sakaq numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit gati në 3 milionë.


    Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, rreth 131 mijë persona kanë ndërruar jetë në SHBA. Vetëm të martën vendi raportoi 1,000 të vdekur.

    Bëhet e ditur se Texas konfirmoi rreth 10 mijë raste të reja, ngjashëm me Kaliforninë e cila raportoi rreth 10 mijë të prekur brenda një dite.

    Ndërkohë, në të njëjtën situatë kritike gjendet edhe New York dhe Florida.

    Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga pandemia, u rrit në 11 milionë, ndërkaq 538 mijë njerëz kanë ndërruar jetë.Megjithë situatës së krizës globale, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi Kongresin të martën se SHBA do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!