×
  • Sport
  • Sport

    Duka flet rreth vendimeve të fundit të UEFA-s për Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 17:50

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale.


    Në një prononcim për Radio “Kiss Kiss Napoli”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s tha se Barcelona kërkon të luajë në fushën e vet, ndërsa konfirmon se nuk ka ndryshime sa i përket kalendarit për fazën finale të këtij kompeticioni.

    “Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium. Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike”.

    Lidhur me fazën e “Final Eight” të Champions, Presidenti Duka ka konfirmuar se këto ndeshje do të luhen në Lisbonë.

    “Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19”.

    Në fund, edhe një koment për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj. “Nëse do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!