×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiqi akuzon ekstremistët e djathtë rusofilë për trazirat në Beograd

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 17:57

    Presidenti i Serbisë në një konferencë për media që e mbajti pas shpërthimit të trazirave të mbrëmshme në Beograd, tha se ka “argumente që shërbime të caktuara nga rajoni janë të përfshira”.


    “Ekstremistë të krahut të djathtë e kanë organizuar sulmin ndaj Parlamentit të Serbisë”, ka thënë më tej Vuçiqi.

    Ndërkaq, grupet e ekstremit të djathtë në Serbi janë të lidhur ngushtë me Moskën zyrtare. Vet Vuçiqi deklaroi se në trazira ka pasur edhe rusë.

    Lidhur me reagimin e policisë, ai ka thënë se “policia, gjatë shfaqjes së dhunës më gurë dhe zjarrëvënies së objekteve njëherë ka duruar, mirëpo dikur është dashur që të reagojë”.

    Protestat e mbrëmshme në Serbi filluan pas masave të reja shtetërore për ndalimin e virusit COVID-19. Ato eskaluan deri në hyrjen në Parlamentin e Serbisë.

    Serbë radikalë, të njohur për qëndrime rusofile kanë qenë të zëshëm kundër këtyre masave. Një pjesë ka marrë pjesë në këto trazira.

    Sa i përket përfshirjes së shërbimeve të huaja në Serbi, vitin e kaluar vet Vuçiqi kishte shfaqur shqetësimin për ndërhyrjen e inteligjencës ruse (rast i njohur si “Kleban”), kur një oficer rus blinte dokumente sekrete nga një punonjës serb i sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!