×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani fiton derbin ndaj Prishtinës, Ballkani e mposhtë lehtësisht Llapin – Drenica triumfon kundër Ferizajt

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 18:54

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës


    Gjilani ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Prishtinës dhe ka bërë një hap të madh drejt luftës për titull, shkruan Reporteri.net

    Franc Veliu dhe Gerhard Progni ishin golashënuesit e Gjilanit në këtë takim. Duhet kujtuar se golat erdhën pas përjashtimit të Visar Bekajt me karton të kuq në minutën e 50-të.

    Prishtina arriti që ta ngushtonte rezultatin në minutën e 81-të pas një goli të bukur nga Armend Thaçi që realizoi nga gjuajtja e lirë.

    Ballkani shënoi fitore të lehtë ndaj Llapit në Suharekë. ‘Xhebrailat’ fituan me rezultat të thellë prej 5-1 dhe tani janë në pozitën e dytë në tabelë pas humbjes së Prishtinës.

    Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ishte ajo ndërmjet Drenicës dhe Ferizajt që përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të vendasve.

    Më poshtë e keni tabelën aktuale pas këtyre tri ndeshjeve që u luajtën sot. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!