×
  • Sport
  • Sport

    KAOS TOTAL: Një lojtar i Prishtinës përfundon në Emergjencë, klubi paralajmëron largimin nga garat

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 19:31

    Ndeshja Gjilani-Prishtina ka përfunduar me tensione dhe madje ka pasur edhe të lënduar rëndë nga klubi i kryeqytetit


    Gjilani e mposhti Prishtinën 2-1 në një ndeshje që ndryshoi krejtësisht kur gjyqtari Kreshnik Vula përjashtoi Visar Bekjan pas një rasti shumë diskutabil, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes pati tensione ku Policia madje përdori sprejin në drejtim të trajnerit Armend Dallku.

    Por, përveç Dallku keq e pësoi edhe Lorik Boshnjaku që është dërguar në Emergjencë.

    “Shume futbolliste dhe trajnere jane te demtuar nga sulmi i policise, sidomos nga spreji i perdorur, por ka edhe lendime tjera, Boshnjaku ka prere doren edhe eshte derguan ne emergjence,” thuhet në njërin nga postimet e Prishtinës në faqen zyrtare.

    Gjithashtu, Prishtina ka paralajmëruar se 99% do të tërhiqet nga garat në një postim tjetër që ka bërë në faqen zyrtare. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!