×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasja denoncon publikisht marketin ‘Viva Fresh Store’: Frigoriferët e mishit të shkrirë, kundërmonin erë myku dhe mishi të prishur

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 20:35

    Një qytetare nga Prishtina me emrin Kaltrina Zhushi e ka denoncuar publikisht rrjetin e supermarketeve “Viva Fresh Store”, konkretisht pikën në lagjen “Bregu i Diellit”,  për parregullsi të shumta si mosrespektim i masave kundër COVID-19 por edhe për papastërti tek sektori i mishin dhe bulmetit, shkruan Reporteri.net.


    Sipas saj, në market vinte era ushqim i prishur dhe myk. Ajo ka thënë se për këtë është ankuar edhe tek përgjegjësit e ndërrimit, por edhe tek Inspektorati i  Ushqimit dhe Veterinarisë.

    “Kam hase në do parregullsi serioze, të patolerueshme e që e rrezikojnë shëndetin e secilit prej nesh: Frigoriferët në sektorin e produkteve të qumështit ishin tejet të papastër, kundërmonin tmerrësisht shumë dhe kishte mbetje ushqimore nëpër frigoriferë. Dukej që ata frigoriferë herë ngrijnë e herë jo – pra, produktet munden me u prishë lehtë. Frigoriferët/frizat e paraparë për produktet e mishit e peshkut ishin të hapur, të shkrirë, jo të ftohtë dhe vinte era ushqim i prishur e myk|, ka shkruar Zhushi në Facebook.

    Ajo ka bërë apel te qytetarët që të kenë shumë kujdes  me afatet e produkteve ushqimore.

    Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

    Shoke e shoqe,

    Deshta kondo qe jeton ne Breg te Diellit e blene ne Viva Fresh Store qe eshte afer banesave Ontex (prapa shkolles “Ismail Qemali”) me e njoftu per disa parregullsi qe i hasa sot gjate blerjeve javore ne kete market.

    Kam hase ne do parregullsi serioze, te patolerushme e qe e rrezikojne shendetin e secilit prej nesh:

    1. Frigoriferet ne sektorin e produkteve te qumeshtit ishin tejet te papaster, kundermonin tmerresisht shume dhe kishte mbetje ushqimore neper frigorifere. Dukej qe ata frigorifere here ngrijne e here jo – pra, produktet munden me u prishe lehte.
    2. Frigoriferet/frizat e parapare per produktet e mishit e peshkut ishin te hapur, te shkrire, jo te ftohte dhe vinte era ushqim i prishur e myk.

    Sikur mos me mjaftu keto gjana, pat edhe parregullsi e mos-respektim te udhezimeve per parandalimin e perhapjes se virusit:

    1. Asnje konsumatori nuk ju kerkua as maske e as doreza gjate blerjeve ne market – poashtu distanca prej 1 metre nuk respektohej aspak.
    2. Shumica e punetoreve/sektoristeve dhe arkatareve nuk kishin as doreza e as maska.

    Keto ankesa, per higjiene dhe mirembajtje une e nana kerkum me i drejtu te menagjeri/ja – pas shume hezitimeve, erdhi pergjegjesja e ndrrimit, i tregum per shqetesimin dhe parregullsite, por si duket kerkush nuk na morri seriozisht e bile e lujshin edhe sherr budallen.

    Ne paralajmerum se do ta therrasim inspektoratin – por, me gjase nuk u shqetesun per ankesat tona.

    Une thirra ne Inspektorat te Ushqimit e Veterinarise, u ankova e madje m’detyrune edhe email me dergu (gja qe e bona).

    Megjithate, mendova qe osht mire me perhape fjale per kujdes gjate blerjeve. Mos hezitoni me u anku, me lype pergjegjesi per keto shperfillje qe na kushtojne me shendet e pare!!

    Boni shume kujdes me afatet e produkteve ushqimore, por edhe kqyrni mire se ne cfare kushte po ju ofrohen ato produkte.

    https://www.facebook.com/1354879940/posts/10222574739461266/?d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!