Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi për kufizim të lëvizjes në veri të Kosovës është marrë në bazë të ligjeve në Kosovë. Katër komunat në veri u futën në karantinë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Në këto orare kufizohet liria e lëvizjes në këto komuna, ashtu sikur në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
Zemaj thotë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakic, i është drejtuar atij me një kërkesë për vënien e kufizimit të lëvizjes në këto katër komuna.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, kishte thënë se vendimi ishte i Qeverisë serbe për masat në veri të Kosovës. Por Zemaj i hedh poshtë këto pretendime.
“Vendimi për karantinë në veri është me vendim të Kosovë. Ky vendim është marrë me kërkesë të vetë komunave. Rakici më adresoi kërkesat e komunave. “, ka thënë Zemaj në emisionin Pressing në T7.
“Kërkesa të drejtuara nga Vucina Jankovici, kryetarja e Komunës së Zvecani, i ka kërkuar Zemajt, për të ndërmarrë masa. E ditës së djeshme. Unë si ministër i shëndetësisë, këto kërkesa i kemi përcjell në IKSHPK, pres rekomandimet e mëtutjeshme. Pas informacioneve dhe statistikave”, shton ai.
Zemaj ka treguar edhe dokumentet ku tregohen kërkesat e Rakiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.