×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë e rëndë për Kosovën, 214 raste të reja me coronavirus dhe 4 të vdekur

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:33

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të mërkurën edhe  214 raste të reja me coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Kjo është dita me më së shumti raste që prej fillimit të pandemisë.

    “Sot më 08 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.
    Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”,është thënë në njoftimin e Institutit.
    Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2887420844719234

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!