Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info në pike kalimet kufitare me Shqipërinë në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 qytetarë.
Ndërsa sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është 74.308 qytetarë pra del të jetë më e ulët me 2.666 qytetarë më pak se këtë vit.
Ndryshe javën e kaluar me 1 korrik ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.