Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një grua me origjinë serbe e cila dyshohet se ka mashtruar dy kosovarë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, e dyshuara ka arritur të mashtrojë një grua dhe një burrë.
“Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën femër serbe shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta kishte arrit të mashtrojë dy viktima njëri mashkull dhe tjetri femër që të dy kosovar/e”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.